Është arratisur i dënuari për sulmin ndaj Ziadin Selës, Vojminovski

I dënuari me 13 vjet burg për sulmin ndaj kreut të ASH-së Ziadin Sela, Nikolla Vojminovski nuk është gjetur në shtëpi, pas kontrollit rutinor të policisë, transmeton Alsat M.

Ndonëse i dënuar me dënim të shkallës së parë, atij iu shqiptuar arresti shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit. Ndryshe, lidhur me këtë lëndë vendos Gjykata e apelit pas ankesave të të akuzuarve. Gjykata Penale sot as nuk e demantoi, e as nuk e konfirmoi informacionin se i dënuari Vojminovski është arratisur.

MPB ka shpallur fletë-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button