Çfarë ka dëshirë të dëgjojë mashkulli nga femra?

Njëlloj si femrat, edhe meshkujt kanë nevojë për të dëgjuar fjalë të mira nga të dashurat e tyre. Me gjithë komplimentet të cilat i marrin femrat nga të dashurit e tyre, ata ndonjëherë ndjehen sikurse nuk po ju kthehet e njëjta dashuri dhe kujdes nga ato. Prandaj, më poshtë keni disa nga gjërat të cilat në qoftë se ua thoni një mashkulli, do ta bëni shumë të lumtur atë.

1. Askush nuk më bën të qesh si ti
Meshkujt investojnë mjaft mund për të qenë qesharak dhe interesant për femrat e tyre, prandaj atij do t’i bëhet qejfi në qoftë se ua thoni këtë kompliment. Për një mashkull, fakti që ai është njeriu më qesharak që njihni, do të thotë shumë, e sidomos kjo do t’ia rritë vetëbesimin.

2. Ti mi jep këshillat më të mira
Jo vetëm që meshkujt duan t’i pyesni dhe konsultoni ata për problemet që ju keni, por edhe duan të dinë se po e dëgjoni atë dhe se po i çmoni këshillat e tij.

3. “Je shumë i madh”
Edhe ata të cilët kanë shumë vetëbesim në vete, ndihen të pasigurt në krahasim me meshkujt e tjerë, prandaj, ata dëshirojnë të dëgjojnë nga ju se sa të impresionuar jeni!

4. Krahët e tu janë shumë joshës
Kjo sidomos vlen për ata të cilët shpenzojnë mjaft kohë duke ushtruar dhe duke u kujdesur për trupin e tyre. Komplimentoni krahët e tij, kështu do t’ia rrisni vetëbesimin në qiell.

5. Vithet të duken mirë në këto pantallona
Meshkujt nuk janë të mësuar në komplimente për mënyrën se si u duket trupi i tyre në veshje të caktuara. Prandaj, shfrytëzojeni mënyrën për t’i dhënë një kompliment për të pasmet e tij, do ta çmend mendimi se ju e shihni atë si  një objekt.

6. Je shumë i mirë në…
Edhe nëse partneri juaj nuk është aspak i mirë në kuzhinë apo në futboll, ai ka nevojë të dijë se ju jeni të vetëdijshëm për aftësitë e tij. Prandaj, nuk do t’ju kushtojë asgjë në qoftë se komplimentoni atë për një ushqim të cilin ua ka përgatitur, qofshin edhe vezë të fërguara.

7. Ndihem e sigurt kur jam me ty
Pa marrë parasysh sa e pavarur je, mashkulli ka nevojë të dëgjojë se sa të sigurta ju bën të ndiheni në prani të tij (edhe në qoftë se ju jeni ajo e cila mbytni insektet në shtëpi)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button