Harry Kane do të jetë jashtë fushave deri në muajin mars

Futbollisti golashënues i Tottenham Hotspur nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në muajin mars për shkak të lëndimit, njoftoi klubi anglez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kane do të qëndrojë jashtë fushave për shkak të lëndimit që pësoi në kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes me Manchester United të dielën, të cilën klubi i tij e humbi me rezultatin 1-0.

Këtë sezon, futbollisti anglez 25-vjeçar ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje për Tottenhamin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button