Participimi për pelena për të rritur dhe për jastëkët ortopedik u shtrenjtua prej 10 në 15 përqind

Personat me aftësi të kufizuara dhe ata që nuk mund të lëvizin, ndërsa përdorin pelena dhe jastëka, si pajisje ortopedike ndihmëse që mbulohen nga Fondi për sigurim shëndetësor nga data 20 e muajit të kaluar paguajnë participim më të lartë. Pacientët reagojnë se ishin befasuar javën e kaluar që pelenat në barnatore kanë pasur çmim më të shtrenjtë, ndonëse kanë vërtetime të konfirmuara të rregullta në të cilat është shënuar shuma e participimit, shkruan Sdk.mk.

Bordi drejtues i Fondit për sigurim shëndetësor në seancën e mbajtur më 30 nëntor të vitit të kaluar, e ka rritur participimin për pelena dhe jastëka nga 10 në 15 për qind.

“Personat e siguruar, të cilët këto pajisje do t’i marrin nga 20.12.2018 vit e tutje, do të participojnë me 15 për qind të kostos, pavarësisht faktit se kur është regjistruar vërtetimi i participimit për pajisje ortopedike”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb faqen e FSSHM.

Sipas listës pozitive të pajisjeve ndihmëse ortopedike, të publikuar në ueb faqen e FSSHM-së çmimet referente, për pelena për persona mbi 18 vjeç, janë nga 1.080 denarë deri 1860 denarë.

Drejtori i FSHM-së, Daniel Donçev, thotë se participimin pelenave e kanë rritur, që të mund të revidojnë listën e pajisjeve ndihmëse ortopedike. Shoqatat e pacientëve me sëmundje të rralla dhe shoqatat e personave me pengesa për një kohë më të gjatë janë duke kërkuar që kjo listë të revidohet dhe të hiqen pajisjet e vjetruara, ndërsa në vend të tyre të përfshihen tjera, veçanërisht pajisje me të cilat rritet lëvizshmëria e të sëmurëve.

“Vitin e kaluar ka lëshuar 113.010 pajisje ndihmëse ortopedike për personat e siguruar, për të cilat ishin planifikuar 460 milionë ose 7.4 milionë euro, ndërsa janë paguar 551.2 9 milion ose rreth 9 milionë euro. Më së shumti janë dhënë këto pajisje ndihmëse ortopedike, pelena dhe jastëka, aparate dëgjimi prapa veshit, ortoza për boshtin kurrizor, këpucë ortopedike, paterica, qese dhe pllaka për kolostomë. Vitin e kaluar janë lëshuar vendime për 25 karroca me elektromotor pë invalidë dhe 2447 vendime për karroca të zakonshme për invalidë”, thonë nga FSSHM.

Nga FSSHM thonë se buxheti për pajisjet ndihmëse ortopedike për këtë vit parashikohet të jetë rreth 530 milionë denarë, ose rreth 8.6 milionë euro.

“Është formuar sektor për shërbime ortopedike dhe shërbimet specifike shëndetësore dhe po punohet në ekipimin e plotës të sektorit, që të jetë në gjendje të shqyrtojë listën ekzistuese të pajisjeve ndihmëse ortopedike që bien mbi Fondin gjatë vitit 2019,” thonë nga FSSHM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button