Maqedoni, Prokuroria ka ngritur akuzë kundër dy personave që e kanë shfrytëzuar një 16 vjeçare për prostitucion

Prokurori kompetent nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka miratuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për shkak të ekzistimit të dyshimit se është kryer vepra penale “Tregtim me fëmijë”, e parashikuar sipas nenit 418, paragrafi 1 nga Kodi Penal i Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Dy të dyshuar në disa raste të ndara, fillimisht e kanë pranuar dhe e kanë strehuar një vajzë 16 vjeçare, ndërkaq më pas e kanë urdhëruar që të kryejë veprime gjinore me persona të tjerë me qëllim të përfitimit material. Paratë e paguara për shërbimet që i ka kryer e dëmtuara i kanë marrë të dyshuarit, ndërkaq për kthim i kanë siguruar strehim dhe i kanë blerë droga narkotike”, thonë nga Prokuroria.

Duke vepruar ndaj padisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, prokurori publik ka dhënë urdhër që të kryhet ekspertizë mjeko-ligjore dhe neuro-psikiatrike ndaj të dëmtuarës së mitur.

Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, prokurori deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit. Këtë propozim Gjykata e ka pranuar, dhe ka vendosur që dy të dyshuarve t’u shqiptohet masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button