Ligji për përdorimin e gjuhëve sjell institucione të reja dhe harxhime buxhetore

Me shpalljen në Gazetën Zyrtare hyn në fuqi Ligji për përdorimin e gjuhëve, implementimi i të cilit do të shkaktojë implikime financiare direkte dhe të tërthorta për buxhetin e shtetit dhe të njësive të vetëqeverisjes lokale. Ligji përcakton se të gjitha institucionet në vend, gjegjësisht duke filluar nga ekzekutivi, autoritetet legjislative dhe gjyqësore duhet të sigurojnë përkthim në gjuhën shqipe në punën e tyre të përditshme.

Kostot direkte buxhetore për implementimin e këtij ligji kanë të bëjnë me krijimin e dy institucioneve të reja, por edhe me punësimin e përkthyesve, lektorëve dhe gjuhëtarëve të gjuhës shqipe, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Neni 18 i ligjit përcakton se për qëllim të implementimit të këtij ligji, promovimit, mbrojtjes dhe zbatimit të njëtrajtshëm të gjuhës zyrtare që e flasin së paku 20 për qind të qytetarëve të Republikës dhe shkrimit të saj themelohet Agjenci, për implementim të gjuhës të cilën e flasin së paku 20 përqind e qytetarëve, me status të personit juridik, që do të jetë përgjegjëse për standardizim dhe përdorim uniform të gjuhës, që e flasin të paktën 20 përqind e qytetarëve, dhe shkrimin e saj me organe ndihmëse për mbështetje të institucioneve.

Drejtorin e Agjencisë do ta zgjedhë Qeveria e Republikës së Maqedonisë, pasi të shpallet thirrje publike, me mandat prej 4 vjetësh me të drejtë që të rizgjidhet. Në këtë Agjenci përveç përkthyesve të certifikuar gjyqësorë do të punësohen edhe linguistë dhe filologë të diplomuar të gjuhës shqipe, si dhe lektorë të licencuar.

Institucioni tjetër i ri është Inspektorati për përdorimin e gjuhëve. Neni 20 përcakton se për mbikëqyrje të zbatimit të plotë dhe konsekuent të dispozitave të këtij ligji, që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës, formohet Inspektorati për përdorim të gjuhëve në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë si person juridik. Inspektorati do të rregullohet me ligj të veçantë.

“Për zbatimin e ligjit për përdorim të gjuhëve do të nevojiten fonde shtesë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kjo tërheq detyrime materiale për subjektet tjera. Fondet e nevojshme për funksionimin e institucioneve të reja, janë paraparë në nenin 18 dhe 20 të këtij propozim-ligji dhe në lidhje me zbatimin e dispozitave të propozim-ligjit, në vitin e parë ato vlerësohen në 16 milionë denarë. Këto fonde do të sigurohen në buxhet”, thuhet në ligj.

Sa i përket punësimeve në institucionet e reja, një pjesë do të realizohet përmes marrjes nga institucionet tjera shtetërore, kryesisht nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes kornizë.

“Përveç kësaj, do të duhet të sigurohen 90 milionë denarë që do t’u jepen përdoruesve të ndryshëm të buxhetit për zbatimin e dispozitave të propozim-ligjit”, shkruan në ligj.

Megjithatë, këto shuma janë vetëm një pjesë e vogël për implementim të ligjit, të cilat padyshim nuk janë përllogaritur. Gjegjësisht, kostot indirekte buxhetore për implementimin e ligjit kanë të bëjnë me ndërrimin e mbishkrimeve në institucione, fatura, pulla postare, kartëmonedha, uniforma të policisë, shërbime të zjarrfikësve, shëndetësi…

Në nenin 7 të ligjit rregullohet çështja për gjuhën e shkrimit të emrave të institucioneve. Gjegjësisht, sipas këtij neni, emrat e institucioneve do të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën, të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetin e saj, si dhe gjuhën angleze.

Në nenin 8 rregullohet çështja e gjuhës së pullave, fletëpagesat, raportet fiskale të lëshuara nga institucionet, faturat e institucioneve dhe banderolat. Në përputhje me këtë nen, ato do të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

Pullat postare, fletëpagesat, raportet fiskale  që lëshohen nga institucionet, faturat e institucioneve, banderolat do të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

Edhe kartëmonedhat dhe monedhat metalike, si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që e përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

Në ligj përcaktohet se uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe në shëndetësi në Shkup dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat të paktën 20 për qind e popullsisë flet një gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin të paktën 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabeti i saj.

LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve: Për gjashtë muaj institucionet në Maqedoni duhet të flasin në gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button