2.5 milionë euro nga Qeveria për zhvillimin e turizmit

Qeveria gjatë vitit të ardhshëm do ta stimulojë zhvillimin e turizmit me 2,5 milion euro prej të cilës pret të hyra prejmbi  200 milion euro, thekson zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Siç bëri të ditur sot Gjorgjiev, Qeveria ka miratuar programin për promovim turistik të Maqedonisë dhe përkrahjen e turizmit për vitin 2012 për financimin e së cilit janë siguruar 2,5 milion euro. Njëherit përmes programeve të veçanta të ministrive do të ndahen edhe gjysmë milion euro shtesë, me të cilat do të stimulohet zhvillimi i turizmit alternativ, rural, kulturor dhe sportiv. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button