Peticioni për bashkim të Mitrovicës iu dërgohet institucioneve të Kosovës

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i ka dorëzuar të mërkurën kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli peticionin me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Veseli, i cili ka pranuar peticionin, ka thënë se do të trajtojë atë në mënyrë serioze dhe si i tillë peticioni do të shkojë në Komision përkatës parlamentar për proces të verifikimit, transmeton REL.

“Për gjithë qytetarët përfshirë ata serbë nuk ka provokim, të drejtat që janë të qytetarëve serbë do të trajtohen në mënyrë dinjitoze, ata janë qytetarë të Kosovës. Ne i bëjmë me dije Beogradit që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Mitrovica është qytet i mitrovicasve, do të jetë një komunë dinjitoze ku shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në perspektivë”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Bahtiri ka kërkuar që peticioni të trajtohet dhe të ketë një vendim nga institucionet për çështjen e Mitrovicës.

“Mitrovica e veriut është duke u udhëhequr nga strukturat paralele. Kjo na ka detyruar që së bashku me qytetarët të bëjmë peticionin dhe t’i drejtohemi Kuvendit të Kosovës që të marr një vendim për të bërë qytetin me një kryetar për të gjithë qytetarët pa dallim nacionaliteti”, ka deklaruar Bahtiri.

Pas dorëheqjeve të katër kryetarëve serbë të komunave veriore të Kosovës, ku përfshihet edhe kryetari i komunës së Mitrovicës veriore, Bahtiri në cilësinë e kryetarit të Mitrovicës së Jugut ka iniciuar peticionin që synon bashkimin e qytetit në një komunë të vetme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button