Canovski do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti prej 40 milionë eurove për shkatërrimin e kompleksit “Kosmos”

Pronari i kompleksit “Kosmos”, biznesmeni Fijat Canovski, në seancën e sotme të rastit “T.N.T” të Prokurorisë Speciale Publike, para gjykatës theksoi se shkatërrimi i kompleksit është bërë politikisht dhe se do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti dhe të akuzuarit. Ai theksoi se dëmi i tyre, sipas disa ekspertizave që janë bërë, arrin rreth 40 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive dhe seanca e sotme vazhdoi me leximin e dëshmive të dëshmitarëve Meri Stançevska, e cila është e pakapshme për organet e rendit, si dhe nga Trajko Tërpevski i cili ndërroi jetë në korrik të vitit 2018.

Dëshmitë e dy dëshmitarëve lidhen me shkatërrimin e Kosmosit, nga pronarët dhe të punësuarit në një pjesë të kompanive që e kanë shkatërruar objektin.

Para fillimit të gjykimit, avokati Boro Tasevski kërkoi shtyrjen e seancës për shkak se, siç tha ai, në seancën e kaluar për një pjesë të dëshmive janë kërkuar persona ekspert të marrin pjesë. Tasevski, tha mbrojtja, kanë kërkuar nga gjykata,  gjegjësisht nga komuna kontroll të kontrollit inspektorial të kryer nga qershori i vitit 2018.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se kërkesat janë të pabazuara dhe se gjykimi mund të vazhdojë me procedurën e dëshmive.

Në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.

Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi  në procedurën gjyqësore.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TNT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button