Lushtaku arrin për intervistim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, ka arritur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në të cilën pritet të intervistohet, një ditë pasi një procedurë të tillë e përfundoi për gati 19 orë, Rrustem Mustafa – Remi, njofton Koha.net.

LEXO: Përfundoi marrja në pyetje e ish komandantit të UÇK-së në Hagë

Të dielën, Sami Lushtaku kishte thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar për intervistim, por shtonte se këtë do ta kuptojë të mërkurën [sot].

I ftuari tjetër në Hagë, Remi, pas përfundimit të intervistimit ka thënë se ishte i intervistuar si “dëshmitar i dyshuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button