Janushev: Në asnjë rast nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet presidenciale

Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në emisionin e mbrëmshëm në televizionin Tellma e demantoi informatën se nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë do t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kërkojmë që të shpallen menjëherë. Hapat tonë të ardhshëm të veprimit do të varen nga përgjigjet e pushtetit, por në asnjë rast nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet presidenciale. Pa dallim, nëse shkojmë në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, do t’i fitojmë zgjedhjet presidenciale”, tha Janushev.

Me deklaratë të tillë më parë më parë doli edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Jo vetëm që do të dalim në zgjedhje presidenciale, por kërkojmë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare që t’u jepet fund manipulimeve dhe gënjeshtrave nga Qeveria e kryesuar nga LSDM”, tha Mickoski.

LEXO: Maqedoni: Më 21 prill do të mbahen zgjedhje presidenciale dhe zgjedhje në tre komuna

LEXO: Zgjedhjet presidenciale, VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi bojkot, LSDM: Mickoski anti-perëndimor kërkon alibi për humbjen

LEXO: Xhaferi: Nuk është koha e duhur për zgjedhje të parakohshme parlamentare (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button