Qeveria e miratoi Ligjin për qasje të lirë ndaj informatave, zgjodhi edhe anëtar të ri të Komisionit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e saj miratoi vendimin për emërimin e një anëtari të ri të Komisionit të Mbrojtjes për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, njofton Portalb.mk.

Anëtarja e re është avokatja e diplomuar nga Shkupi, Jasminka Jovanovska.

Vendimi është marrë në bazë të nenit 31, paragrafi 2 i Ligjit për qasje të lirë në informata publike i cili hyn në fuqi ditën e miratimit të tij dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe,në mbledhjen e sotme të Qeverisë u shqyrtua dhe u verifikua teksti i ri i Propozim- ligjit për qasje të lirë tek informacionet me karakter publik dhe solli vendim ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në përputhje me nenin 137 të Rregullores të shtëpisë ligjdhënëse, thuhet në njoftimin për media nga Qeveria, përcjell Portalb.mk.

Ankesat më të shpeshta rreth këtij ligji, gjegjësisht shfrytëzimit të informatave me karakter publik, kanë gazetarët të cilët çdo ditë përballen me pengesa nga institucionet shtetërore të cilat nuk i japin në kohë, apo refuzojnë të japin informacione me karakter publik.

Ligji mbi qasjen e lirë tek informatat me karakter publik, është miratuar në janar te vitit 2006. Kjo i mundësoi Republikës së Maqedonisë të hyjë në rrethin e 75 shteteve të cilët parashikojnë ligje që garantojnë të drejtën për qasje tek informatat me karakter publik. Ligji është ne përputhje me nenin 16 te Kushtetutës se Republikës se Maqedonisë me të cilën garantohet qasja e lirë tek informatat dhe liria e marrjes dhe e lëshimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button