fbpx

Kryetarja e komunës së Haraçinës me para zyrtare ka blerë suxhuk, qirinj aromatik, sallam pule dhe lugë të drurit

Duhan, peceta të lagështa, qirinj aromatik, shportë për pjekje të mafinave, resho, lugë të drurit, ibrik çaji janë pjesë të gjërave të cilat komuna e Haraçinës i ka blerë me buxhetin për reprezentacion, që më së shpeshti parashihet për dreka zyrtare, vizita të delegacioneve të huaja dhe takime pune, mëson a1on.mk, përcjell Portalb.mk. 

Deri më nëntor të vitit të kaluar, komuna Haraçinë ka shpenzuar 7 mijë euro nëpër restorante dhe kafene, por pjesa më e madhe e harxhimeve nuk kanë pikë të përbashkët me reprezentacionin.

Kështu, rregullisht komuna ka blerë kroasante “sevën dejs”, peceta të lagështa, qirinj aromatik, livandë, vanilje, portokall, freskues për relaksim për hapësira, krem për duar… Komuna ka shpenzuar edhe për pemë, janë blerë banane, ananas, kivi. Nga paratë për reprezentacion janë ndarë edhe para për mjete për pastrim të qelqit, laminatit, domestos, peceta të lagështa, acid nitrik, pastrues për dritare.

Por nuk ka mbaruar me kaq, ashtu që komuna ka vendosur të rinovohet edhe në pjesën e pajisjeve shtëpiake – vitin e kaluar në janar në Haraçina ka blerë koftor të ri, lugë druri, ibrik për çaj, pjata dhe lugë për çaj, shportë për pjekje të mafinave dhe pesë ovale prej alumini.

Edhe pse paratë për reprezentacion sipas rregullit përdoren për dreka dhe darka, kur vijnë delegacione të huaja ose përfaqësues të institucioneve shtetërore, komuna Haraçinës i ka harxhuar në ullinj, sallam prej pule, sallatë ruse, çamçakëzë, mish të tymosur, suxhuk boshnjak, sheqer, çokollata. Një shoping i këtillë komunës i ka kushtuar 7 deri 8 denarë.

Pjesa dërmuese e parave janë harxhuar nëpër restorante dhe kafene, por në dokumentet nuk shkruan kush ka ngrënë dhe kush ka pirë, as me çfarë qëllimi është mbajtur dreka apo darka, kurse vetëm për një pjesë mund të shihet çka është porositur me paratë. Më së shpeshti faturat janë prej 50 deri 100 euro, por ka edhe fatura prej 500 euro për drekë ose darkë.

Kryetarja e Haraçinës, Milikije Halimi dy ditë nuk ishte në dispozicion për telefonatat tona dhe të arsyetojë nëse me paratë për reprezentacion janë blerë punë për përdorim shtëpiak apo shportat për pjekje të mafinave kanë qenë për nevojat e komunës.

Shpenzimet për reprezentacion në komunat nuk janë rregulluar në nivel nacional, kurse vetëm një pjesë e komunave kanë miratuar rregullore në të cilat përcaktohet mënyra si duhet të shpenzohet paratë për këtë dedikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button