Tuna lëndohet nga fishekzjarret

Këngëtarja provokative, Tuna, ka ndezë gjithë verën me hitin e saj të fundit, këngën “I Asaj”. Prandaj edhe s’ka se si të mos “ndizet” vendi kur ajo është prezente.

Gjatë gjithë kësaj sezone, Tuna ka qenë shumë e kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. Por, ndodhë që dashuria dhe vlerësimi i publikut të shprehet në mënyra të ndryshme, e madje ka raste kur edhe mund të të lëndojë.

Mbrëmë Tuna ka kënduar para një publiku të zjarrtë në Istog. Dhe kur themi të zjarrtë e kemi në kuptimin e plotë të fjalës, pasi që nga fishekzjarret që asnjëherë nuk kanë pushuar, këngëtarja ka marrë edhe disa lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar vetë Tuna përmes profilit të saj në “Facebook”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button