fbpx

Kurc: Ishte shumë me rëndësi që të zgjidhej kontesti për emrin e Maqedonisë

Kancelari austriak, Sebastian Kurc, nga fjalimi i Parlamentit Evropian, sot në mëngjes e ka përshëndetur kthimin e Ballkanit Perëndimor në qendrën e preokupimeve evropiane dhe e ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së kontestit për emrin në këtë kontekst, njofton Portalb.mk.

Kurc, sot në mëngjes ka mbajtur fjalim përpara deputetëve në Strasburg në kuadër të udhëheqësisë austriake me BE-në. Kancelari i ka numëruar arritjet dhe prioritetet e udhëheqjes së saj dhe i ka falënderuar të gjitha institucionet evropiane.

Duke folur për prioritetin e tretë të udhëheqësisë së Austrisë – fqinjësisë politike, Kurc tha se “si austriak jam shumë i falënderuar që Ballkani Perëndimor u kthye në qendrën e preokupimeve të BE-së”.

“Shumë është e rëndësishme që të kemi shtete të fuqishme në Ballkanin perëndimor, ishte shumë e rëndësishme që u zgjidh kontesti për emrin e Maqedonisë, por edhe kontesti mes Serbisë dhe Malit të Zi, ajo është shumë e rëndësishme për perspektivën evropiane”, tha Kurc.

Kancelari iu falënderua edhe udhëheqësisë bullgare e cila, ashtu siç tha ai “hapi erë të re të dhënies së rëndësisë më të madhe Ballkanit Perëndimor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button