Në Egjipt gjinden piramida të humbura (VIDEO)

Në bazë të disa hulumtimeve të cilat janë bërë nëpërmjet xhirimeve satelitore thuhet se në pjesën e  Egjiptit të Epërm janë gjetur dy objekte të cilat ngjasojnë me piramidat e humbura.

Me karakteristikat dhe orientimet e tyre ato ngjasojnë në piramida, kanë lartësi me maje dhe formë trekëndëshi , të cilat me kalimin e kohës janë humbur , thekson arkeologia Angela Mikol.

Objektet janë të larguara njëra prej tjetrës pothuajse 150 kilometra. Objekti i parë gjendet  19 kilometra larg nga Abu Sidum, kurse tjetri 150 kilometra nga ana veriore afër oazës Fajom. Tani më të gjithë do të merren me zbulimin e enigmës se a janë ato me të vërtet piramidat e humbura apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button