Deputeti i ASH-së, Rashidi: Duhet të jepet përgjegjësi pse ligji i gjuhëve një vit mbeti në sirtar (VIDEO)

Deputeti i partisë shqiptare opozitare Aleanca për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka theksuar se sot nuk duhet të jetë temë fuqizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por duhet të jepet përgjegjësi se pse i njëjti për një vit qëndroi në sirtarin e Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se sot nuk është temë dhe nuk duhet të jetë temë shpallja e ligjit në Gazetën Zyrtare, por edhe temë dhe dilemë se cilat paskan qenë ato kushte të cilat u dashkan të plotësohen që një vit që Ligji të dalë në Gazetën Zyrtare. Është koha e përvetësimit të meritave, sepse qytetarët e kanë të qartë rolin e secilit në procesin e miratimit të Ligjit për Gjuhën Shqipe, por më shumë mendoj se është koha për të dhënë përgjegjësi dhe llogari gjatë ditës së sotme, se pse mbeti një vit në sirtarin e Kuvendit të Maqedonisë. Arsyeja mund të jetë nevoja e përvetësimit të meritave për arsye elektorale për paralajmërimin për zgjedhje, por gjithsesi do të shohim se si do të rrjedhë procesi”, tha Rashidi.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi deklaroi se fuqizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe i marrëveshjes së ratifikuar të Prespës, u fuqizuan sot për shkak se ka pritur që të kalojnë një vit nga miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe gjashtë muaj nga miratimi i Ligjit për ratifikim të marrëveshjes së Prespës.

Përndryshe, në numrin shtatë të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, sot është publikuar Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligji për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare Maqedoni – Greqi.

Ndryshe, ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, por sot është publikuar në Gazetën Zyrtare edhe pse i njëjti u votua dy herë në Kuvendin e Maqedonisë. “Formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, kryetari Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë. Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button