Nesër protesta kundër shtrenjtimeve, organizatorët me kërkesa konkrete

Në prag të protestave të nesërme (e martë) kundër shtrenjtimeve të energjisë elektrike, organizatorët e protestës në një konferencë për shtyp informojnë opinionin për arsyet dhe qëllimet e kësaj proteste.

“Ne, grup qytetarësh, mblidhemi me vetiniciativë përmes rrjeteve sociale, që të tregojmë revoltën tonë. Është koha të themi “mjaft është, aman!”. Kjo që po ndodh i kalon të gjitha kufijtë e normales, në kohë të varfërisë dhe krizës ekonomike Komisioni rregullator i energjetikës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë guxuan të godasin mbi xhepin e zbrazët të qytetarëve. Për këtë shkak, ne vendosëm që nga nesër, në çdo të martë të ardhshme të organizojmë mbledhje protestuese” – thonë nga këshilli organizativ i protestave.

Organizatorët e protestës dolën me kërkesa konkrete për Komisionin rregullator të energjetikës dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

“Pas disa takimeve publike nën moton “Aman!”, formuam kërkesat tona për Komisionin rregullator të energjetikës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Disa prej kërkesave tona janë: kthimin e tarifës së lirë, të kthehet çmimi i energjisë elektrike nga viti 2008, të hiqet paragrafi fuqi shtesë prej 33% prej llogarive për energji elektrike, të kthehet çmimi i parnos në vitin 2008, urgjentisht të tërhiqet rregullorja e re e SHA “Toplifikacija”, të zvogëlohen çmimet e derivateve të naftës në përputhje me standardin e jetesës, të kryhet privatizim apo kapitalizim i sektorit të përgjithshëm energjetik i cili është në pronësi të Maqedonisë. Të investohet në burime të përmbajtshme të energjisë, gjeo dhe termo energji, energji të erës dhe energji solare” – thotë Aleksandar, anëtar i këshillit organizativ.

Sipas tyre, kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet obligim, andaj ata i ftojnë të gjithë qytetarët e Shkupit që nesër, e martë me fillim nga ora 18:00 të tubohen të Porta “Maqedonia” dhe të protestojnë para Komisionit rregullator të energjetikës për përmbushjen e kërkesave të tyre. Ndërsa të gjithë qytetarët e qyteteve tjera në të njëjtën kohë të gjithë nëpër qendrat e veta.

Organizatorët paralajmërojnë se protestat do të zhvillohen çdo të martë, deri sa të pranohen kërkesat e tyre./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button