U gjunjëzua apo u tall Zaev me shqiptarët!

PDSH dhe Lëvizja Besa e Gashit pjesë e eshalonit të 3 apo 4 të pushtetit në Maqedoni.

ASH e kënaqur me një marrëveshje për ndryshime në Preambulë, ku ndryshime ndodhën në Nenin 2, Paragrafi 2 ku fjalët “qytetarë maqedonas”, zëvendësohen me fjalët “qytetarët”, ku siç kanë sqaruar, ajo bëhet që të ketë trajtim të barabartë të deklarimit të shtetësisë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Lëvizja Besa e Kasamit e kënaqur me me një ligj kushtetues për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me të cilin do të shpjegohet etnia dhe do të konfirmohet në gjitha ligjet që është e nevojshme.

BDI e “derdhur” me nënshkrimin e Ligjit për gjuhët, ku u nënshkrua zyrtarizimi i përdorimit të gjuhës së 20%-it në nivel të shtetit.

Kurse një mik i imi, apo edhe unë vet mendoj kështu:

Largimin nga Vendi Im se kisha menduar kurrë, ama kurrë, madje as në vitin 1996, kur nuk kisha as një kacidhe denari për studime, as 1997, as më1998, as në ’99, e madje as më 2001 kur nën emergjencën e kërcënimit për jetën, emigrimi ishte e vetmja mundësi.

Mbase i nxitur nga prindërit, miqtë, mësuesit e të afërmit që më përsërisnin vazhdimisht fjalinë: “Do të bëhet një ditë mirë edhe për Ne”, vendosa të rri e madje të përpiqem që çdo ditë, të ndihmoj për ta bërë Vendin Tim dhe veten, ashtu siç prindërit, miqtë, të afërmit mësuesit më mësuan, me punë të ndershme, pra.

Por sot, të gjithë ata ndjehen të penduar për fjalinë që më ngulën në kokë për vite me radhë. Tani ata më thonë: “Nuk bëhet më Vendi Ynë” dhe ju duket shumë vonë për çdo vendim tjetër.

E kur thonë nuk bëhet Vendi Ynë, ata, pra, prindërit,miqtë,të afërmit dhe mësuesit nuk e kanë fjalën as për rroga apo pensione të mira dhe as për jetë luksi e makina të shtrenjta. Kur thonë “nuk bëhet Vendi Ynë”, ata e kanë fjalën për vetë jetën. Ndaj këtë radhë nuk mund të më ndalin, sepse nuk kanë as edhe një motiv për të qëndruar vet.

Në fund po ju them juve që eksitoheni me këto të arritura të “Liderëve” se Zoti nuk do të zbresë edhe dijeni se sundimtari nuk do të bëhen më i mirë dhe se ne jemi qenie të mrekullueshme që mund të bëjnë çudira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button