Humbje të madhe në akullnajat në Antarktik

Përqindja e shkrirjes së akullnajave në kontinentin e Antarktikës në hemisferën jugore, për një periudhë kohore prej 16 vitesh është rritur mesatarisht për 280 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Science Daily, në hulumtimin e kryer nga universitetet California dhe Utrecht, si dhe Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA), është zbuluar se përqindja e shkrirjes së akullnajave në Antarktikë, mes viteve 2001-2017 ka shënuar rritje prej 280 për qind në vit.

Në hulumtim theksohet se mes viteve 1979-2001 në Antarktikë në vit mesatarisht 48 miliardë tonë akullnaja janë shkrirë, ndërsa mes viteve 2001-2017 kjo është rritur në 134 milionë tona në vit.

Në kuadër të hulumtimit rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarët kanë hulumtuar 176 pellgje dhe 18 rajone të cilat rrethojnë ishujt përreth.

Shkencëtarët tërhoqën vëmendjen se kjo përqindje e rritjes mes viteve 1979-2017 ka shkaktuar që niveli detar të rritet rreth një e gjysmë centimetra.

“Nëse shtresa e akullit në Antarktikë vazhdon të shkrihet në shekujt e ardhshme presim një rritje më të madhe në nivelin detar”, tha Eric Rignot, lideri i ekipit hulumtues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button