Opozita turke dënoi kërcënimin e Trumpit

Udhëheqësi i partisë opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, kritikoi deklaratat e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i cili kërcënoi Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Askush nuk mund të kërcënojë Republikën e Turqisë me fjalorin e një kapadaiu”, tha Kılıçdaroğlu në aktivitetin e njoftimit të kandidatëve për kryetar bashkie në Ankara.

Trump të dielën kërcënoi se do të “shkatërronte Turqinë ekonomikisht nëse shënjestrojnë kurdët”, duke i identifikuar “kurdët” me PKK/YPG-në terroriste, një konfuzion të cilin Turqia ka kritikuar në mënyrë të përsëritur.

Pas paralajmërimit të papritur të muajit dhjetor të vitit të kaluar se forcat amerikane do të tërhiqen nga Siria, zyrtarët e SHBA-ve kanë thënë se tërheqja është e kushtëzuar që Turqia të mos sulmojë “kurdët”, duke iu referuar PKK/YPG-së terroriste.

Zyrtarët turq kundërshtuan identifikimin e “kurdëve” me grupin terrorist, duke thënë se një operacion i pritur turk në Siri do të ketë në shënjestër grupin terrorist që kërcënon arabët, turkmenët dhe kurdët në Siri.

Në fushatën e saj terroriste 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka marrë jetën e 40 mijë personave. PKK/PYD/YPG është dega e saj siriane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button