MPJ e Maqedonisë i kundërpërgjigjet Rusisë: Marrëveshja është nënshkruar sipas ligjit

Me rastin e komentit të Departamentit për Informim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, në lidhje me miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Ministria  Punëve të Jashtme të Maqedonisë me keqardhje konstaton se edhe përkundër problemeve të botës së sotme, Departamenti për Informim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë sërish, me kontest negativ, apostrofon procese politike autentike në dy vende fqinje, të cilat ecin drejt zgjidhjes së problemeve, forcimit të besimit dhe ndërtimit të miqësisë, transmeton Portalb.mk.

“Ndryshimet e Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës janë miratuar në Kuvend me respektimin e plotë të procedurës së parashikuar kuvendore dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, që e reflektojnë dispozitën koncensuale të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, kanë marrë përkrahje të pandashme nga bashkësia e gjerë ndërkombëtare, si akt i inkurajimit politik, përgjegjësisë dhe udhëheqësisë, me të cilin zgjidhet problemi shumëvjeçar bilateral që i rëndoi marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë është e bindur se e ardhmja do ta konfirmojë korrektësinë e kësaj qasje e cila preferon vizionin politik dhe udhëheqjen, dhe se përfitimet nga stabiliteti dhe prosperiteti rajonal do të pranohen dhe vlerësohen nga të gjitha partitë, duke përfshirë Federatën miqësore Ruse”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

LEXO: Rusia kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë

LEXO: Gazeta ruse: Me ndryshimet kushtetuese mund të ndahet autoqefalia e Kishës Ortodokse Maqedonase

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button