S’ka kush të qep kapela për ARM-në, askush s’ka aplikuar në shpallje

Asnjë firmë s’ka aplikuar në shpalljen, e Ministrisë së Mbrojtjes, për konfeksionim të kapelave dhe xhaketave për uniforma kamuflazhi të terrenit për ARM-në, që është publikuar më 30 nëntor të vitit të kaluar. Prandaj, Ministria javën e kaluar e ka anuluar shpalljen, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Mbrojtjes. më 30 nëntor të vitit të kaluar, publikoi thirrje për konfeksionim të xhaketave nga materiali për uniforma ushtarake të terrenit, me  lara kamuflazhi themelore universale. Vlera e prokurimit, pa TVSH, ka qenë rreth 2 milionë denarë, nga të cilat rreth 1.8 milion për xhaketa, ndërsa rreth 165 mijë denarë për kapela. Prokurimi ka mund të bëhet ndaras, ndërsa për të dy pjesët më 21 dhjetor është dashur të mbahen ankande publike elektronike.

Sipas specifikimeve të Ministrisë, prej kompanive është kërkuar të qepin rreth 1.240 xhaketa me mbushje, prej 4.231 metra material me lara kamuflazhi, të cilin Ministria e mbrojtjes do t’ia jep prodhuesit, me detyrim që prodhuesi të kthejë pjesën e mbetur.

Në pjesën e dytë të prokurimit, prodhuesi i konfeksionit duhet të qep rreth 1.500 kapela për uniformë luftarake prej 800 metra material, që do të furnizohej nga Ministria e mbrojtjes.

Prodhuesi duhet që xhaketat dhe kapelat e gatshme t’ia dorëzojë ARM-së brenda 60 ditësh nga pranimi i materialit të maskuar.

Deri në fund të marsit, ARM duhet të pranojë 14.000 komplete uniformash ushtarake të terrenit, me marrëveshjen që Ministria e Mbrojtjes e ka nënshkruar më 25 dhjetor. Me këtë prokurim ushtria, për një shumë prej rreth 840.000 euro, do të pranojë komplete që përbëhen prej kapelës, palltos dhe pantallonave të prodhuara sipas specifikimeve të saj. Materialin do ta prodhojë dhe uniformat do t’i qepë një nënkontraktues nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button