Bllokada e qeverisë, Trump shërben për mysafirët hamburgerë dhe pica

Presidenti amerikan, Donald Trump, në mungesë të ushqimit në Shtëpinë e Bardhë ka porositur hamburgerë dhe pica, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po përjeton bllokadën më të gjatë në histori nga shkaku i mosmiratimit të buxhetit për vitin aktual, për çka mbi 800.000 zyrtarë publikë janë të detyruar të punojnë pa pagesë apo të marrin pushim të papaguar.

Për shkak të bllokadës së qeverisë dhe Shtëpisë së Bardhë, shumë zyrtarë nuk vijnë në punë, përfshirë edhe personelin përgjegjës për ushqimin.

BBC shkruan se njeriu i parë i SHBA-ve, Trump, ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë një ekip futbolli, i cili fitoi titullin e kampionit të ligës Universitare, ndërsa të ftuarit i gostiti me mbi 300 hamburgerë, pica dhe patate të skuqura.

Trump u tha gazetarëve se ai ka paguar ushqimin me paratë e veta për të nderuar mysafirët, sepse siç ka thënë, paratë e qeverisë janë të bllokuara.

Bllokada është si rrjedhojë e kërkesës së Trumpit për fonde për ndërtimin e një muri në kufirin amerikano-meksikan.

Bllokada më e gjatë e qeverisë mund të vazhdojë ende, pasi nuk ka tregues se Trump dhe Demokratët janë të gatshëm për koncesione reciproke dhe miratimin e një buxheti të kompromisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button