Është shtyrë seanca për ngjarjen e përgjakshme në Kuvend sepse do ndryshohet aktakuza

Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka shtyrë seancën e sotme për gjykimin e rastit të 27-prillit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Gjykatësja Dobrilla Kacarska njoftoi se seanca nuk mund të vazhdojë sepse nuk janë fuqiplote vendimet për të akuzuarit për të cilët kërkesat për amnisti janë refuzuar, transmeton Portalb.mk.

“Ekziston pengesë që seanca të vazhdojë deri sa vendimet për personat për të cilët janë refuzuar kërkesat për amnisti nuk bëhen fuqiplote. Për të akuzuarit Goran Goshevski vendimi është me gabime shtipi dhe është kthyer sërish në gjykatë. Seanca e radhës do të vazhdojë më 21 janar ku shpresoj se vendimet do të jenë fuqiplote”, tha Kacarska.

Salla e gjyqit në të cilën para Vitit të Ri u ulën 32 të akuzuar, sot ishte gjysmë e zbrazët. Në seancën e sotme në sallë kishte tetë të akuzuar, ndërsa ata që janë në paraburgim nuk janë dërguar për shkak se  gjykatësja Kacarska duke e ditur se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës, ka thënë që mos të sillen.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm të akuzuarit Mitko Çavkov, Munir Peliq, Gorn Gjoshevski, Mitko Peshov, Dushko Lazarov, Oliver Radullov, Igor Durllovski dhe Abdulfeta Alimi.

LEXO: Ngjarjet e përgjakshme të “27 Prillit”, deri më tani janë amnistuar 25 persona (INFOGRAFIK)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button