Zyrtare: Armando Sadiku do kthehet te Lugano në Zvicër

Armando Sadiku kthehet te Lugano në Superligën e Zvicrës, ekip ku luajti për herë të fundit në elitën e futbollit helvet para se të niste aventurën te Legia e Varshavës në Poloni e më pas te Levante në Spanjë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses testet fizike këtë të hënë në praninë e mjekëve të klubit të tij, Levantes, dhe do transferohet në formë huazimi tek ekipi zviceran deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit, transmeton Gazetatema.net.

Presidenti i Luganos, Enzo Renzetti, u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje, duke qenë i bindur se pavarësisht se vjen nga një dëmtim i rëndë, Sadiku mbetet më i fortë se të gjithë sulmuesit që ka aktualisht në skuadrën e tij.

“Problemi i vetëm është se Sadiku nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare në këtë sezon. Gjithsesi, kam folur personalisht me djalin. Është shumë i motivuar dhe po pret me padurim që të na bashkohet”, tha ai.

Kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u përcaktuar, më pas Sadiku do të zyrtarizohet te Lugano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button