Parlamenti britanik e REFUZOI Marrëveshjen për “BREXIT”

Deputetët britanikë votuan KUNDËR marrëveshjes së Theresa Mayt për shkëputjen nga Bashkimi Europian me 432 vota kundër dhe 202 vota për, shkruan Reuters, njofton Portalb.mk.

Kjo është vota më domethënëse ndonjëherë pas përfundimit të një debati gati 5-ditor mbi “Brexit”-in.

May u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë “të zhgënjejnë popullin britanik”. Por, shumë prej deputetëve u bashkuan partive opozitare për të votuar kundër marrëveshjes.

Kryeministrja iu adresua deputetëve të Parlamentit pasditen e së hënës, në përpjekjen e fundit të saj për të siguruar mbështetje për marrëveshjen, e cila përfshin qoftë akordin e tërheqjes me kushtet e përcaktuara mes Britanisë dhe BE-së, sikurse edhe një deklaratë politike për marrëdhëniet e ardhshme.

Marrëveshja, gjithsesi e pësoi një humbje të rëndë natën e së hënës, në Dhomën e Lordëve, ku u mbështet një mocion i laburistëve me 321 vota pro dhe 152 kundër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button