Gjermania shpreh qëndrim për afatet e marrëveshjes Prishtinë-Beograd

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, deklaroi se nuk ekzistojnë afate për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Shresojmë se dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të rifillojë sa më shpejt dhe të vie deri te përparimi” ka deklaruar Schieb për gazeten “Veçernje Novosti”, transmeton Kallxo.com.

Në pyetjen nëse Berlini do të ushtrojë presion ndaj Prishtinës në mënyrë që ajo të tërheq tarifën ndaj mallrave serbe, Schib ka thënë se janë në kontakt me autoritetet në Prishtinë, dhe se disa herë e kanë bërë të qartë, edhe përmes ministrit të Jashtëm, se e kundërshtojnë këtë masë duke i bërë thirrje Prishtinës që ta tërheq vendimin.

Diplomati gjerman shtoi se qëndrimi i Berlinin, vazhdon të jetë në atë që Prishtina dhe Beogradi duhet ta udhëheqin dialogun i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe se një format i tillë duhet të mbetet edhe më tutje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button