Çfarë duhet të bëni për qarkullim më të mirë të gjakut?

Qarkullimi i dobët i gjakut është një problem shumë më i madh, nga ajo që zakonisht ankohen personat e moshuar – duart dhe këmbët e ftohta. Për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut shfaqen simptoma edhe në pjesë të tjera të trupit, të cilat mund të kenë pasoja serioze. Gjegjësisht, qarkullimi i dobët është përgjegjës edhe sulmet e zemrës dhe të trurit, por edhe për amputimin e gjymtyrëve, transmeton Panacea.al.

Kur gjaku nuk qarkullon siç duhet nëpër organizëm, as organet nuk furnizohen me oksigjen dhe materie ushqyese të mjaftueshme, as organizmi nuk lirohet nga toksinat deri në masën e nevojshme për funksionimin normal.

Qarkullimi i dobët është pasojë e gjendjes së sistemit kardiovaskular. Megjithëse disa prej këtyre sëmundjeve janë të trashëguar, shëndeti i zemrës dhe i enëve të gjakut veçanërisht ndikohet nga shprehitë jo të shëndetshme të jetës – pirja e duhanit, mungesa e aktiviteteve, ushqimin joadekuat. Personat e moshuar janë më të ndjeshëm ndaj këtyre problemeve, sepse ata shpesh luftojnë me nivelin e lartë të sheqerit në gjak, ndërsa diabeti ndikon keq mbi qarkullimin, i dëmton veshkat, sytë dhe enët periferike të gjakut.

Zakonisht njerëzit fillimisht ankohen për qarkullimin e dobët në këmbë, ndërsa profesionistët pretendojnë se problemi zhvillohet gradualisht. Prandaj, në një fazë më të hershme, sëmundja shpesh mbetet e pa vënë re. Profesionistët për enët e gjakut shpjegojnë se fillimisht paraqitet dhimbja dhe ngarkesa në këmbë. Këto simptoma kryesisht largohen pas pushimit, por për shkurt kohë, deri në aktivitetin e ardhshëm fizik.

Në thelb, qarkullimi i dobët është ateroskleroza.

Ky është proces i cili zhvillohet në muret e arterieve, domethënë, vjen deri te trashja e tyre duke krijuar shtresa. Prandaj, arteriet bëhen më pak të kalueshme dhe të forta. Nën ndikimin e rrezik faktorëve – pirja e duhanit, pasiviteti fizik, mbipesha, nivelet e larta të yndyrës në gjak, ky proces thonë mjekët, fillon t’i prek të gjitha arteriet gjithnjë e më herët, nga aorta më e madhe deri tek kapilarët më të vegjël. Kështu “shkatërrohen” truri, zemra, veshkat, sytë, enët periferike, por edhe të gjitha enët tjera të gjakut.

Zvogëloni problemin

Mjekët thonë se për të ruajtur shëndetin e enëve të gjakut, por edhe organeve të tjera, është e nevojshme që enët e gjakut të jenë elastike. Kjo më së miri arrihet me mënyrën e shëndetshme të jetesës. Por tek të moshuarit, tek të cilët ateroskleroza është më e theksuar, u rekomandohet aktiviteti fizik ditor i detyrueshëm dhe ushqim i pasur me yndyrna të pangopura…

Shëtitja

Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar qarkullimin tek këmbët, është ecja, edhe atë shëtitje të shkurtra, më së miri në mëngjes.

Masazhoni këmbët

Masazha është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar qarkullimin në këmbët tuaja. Masazhesit kanë teknika të veçanta për masazhimin e këmbëve, por atë mund t’a bëni edhe vetë ose me ndihmën e ndonjë pajisjeje, si shishe ose okllagi në kushte shtëpiake. Lëvinzi njërën këmbë, pastaj tjetrën me lëvizje lart poshtë, duke e shtypur lehtë shishen. Gjithashtu mund të jetë e dobishme që të lani këmbët, njëherë me ujë të ngrohtë pastaj me ujë të ftohtë.

Lëvizje rrethore

Ky është një ushtrim i lehtë, të cilin mund të bëni derisa shikoni televizorin. Afroni këmbët tuaja dhe kthejeni secilën këmbë në drejtim të akrepave të orës, dhjetë herë. Kjo gjë do të rrisë fleksibilitetin dhe qarkullimin e gjakut në këmbë. Menjëherë do të ndjeni përmirësimin e qarkullimit dhe fleksibilitetin e këmbëve.

Ushqimi që nxeh

Për qarkullim të mirë, e rëndësishme është që të pini ujë të mjaftueshëm, dy litra në ditë, por edhe ushqime që do t’ju ndihmojnë në qarkullimin e gjakt. Për shembull, specat djegës, xhenxhefil… gjithashtu është e dobishme që të merrni vitaminat C dhe E.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button