Hulumtim: Nuk ka reformë në gjyqësor pa vullnet politik

Patjetër të ketë vullnet politik për reforma në gjyqësor dhe qëndrueshmëri e fortë në implementimin e reformave ligjore, me çka do të demonstrohet se elita politike fuqishëm qëndron prapa parimit të ndarjes së pushtetit në vend.

Ky është rekomandimi më i rëndësishëm nga hulumtimi i Fondacionit “Metamorfozis”, në kuadër të projektit rajonal për vlerësim të plotësimit të kritereve politike për aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

Hulumtimi i dytë me radhë, i projektit të madh, ishte i dedikuar për reformat në gjyqësor dhe si të njëjtat mund të përmirësohen. Konkluzioni kryesor i përmendur më sipër rezulton nga fakti përgjithësisht i konstatuar i ekspertëve, që edhe ligji më i mirë mund të minimizohet nga bartësit e pushtetit politik ose prej qendrave tjera të pushtetit.

Rekomandimet që kanë rezultuar nga hulumtimi janë këto:

  • Demonstrim i vazhdueshëm i vullnetit të fortë politik për ndryshime në ligjet që do të garantojnë pavarësi, paanshmëri dhe efikasitet të sistemit gjyqësor, por edhe implementim konsekuent të zgjidhjeve ligjore pa përpjekje për keqpërdorime;
  • Sigurim të instrumenteve të forta ligjore dhe implementimi i tyre, me çka do të parandalohet korrupsioni politik në Prokurorinë Publike;
  • Sigurim i kontinuitetit të autonomisë në Prokurorinë Publike Speciale;
  • Sigurim të instrumenteve të forta ligjore dhe vullnet politik për implementimin e tyre për t’u parandaluar korrupsioni politik në gjykatat themelore dhe korrupsioni faktik, për të cilin, për një pjesë të ekspertëve tanë nuk ka dyshim që ekziston në gjykatat e apelit;
  • Ndryshim i kornizës ligjore për kontroll themelor të saktësisë së fletëve anketuese të gjykatësve dhe prokurorëve publikë dhe zbatimin konsekuent të tij;
  • Mbajtja e konceptit për emërim të një gjykatësi apo prokurori vetëm nëpërmjet Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, si modeli më së paku i dëmshëm prej të tjerëve që janë në opsion, përmes emërimeve interne, nëpërmjet Kuvendit, etj.;
  • Profesionalizim i mëtutjeshëm i gjykatësve dhe prokurorëve publik nëpërmjet sistemit për trajnime dhe arsim të vazhdueshëm;
  • Avancim i Teknologjive të komunikimeve informatike në gjyqësor, bashkim të sistemit të informatikës në gjyqësorit me prokurorinë dhe regjistrat qendror dhe bazat tjera digjitale të të dhënave, avancim i funksionalitetit të e-gjyqësorit, që nënkupton edhe investime më të mëdha të shtetit edhe në gjyqësor edhe në prokurori, transparencë e zmadhuar gjatë publikimit dhe qasje në vendimet gjyqësore dhe në procesverbalet e seancave gjyqësore;
  • Ndryshim i zgjidhjeve ligjore për falje dhe zbatimi i tyre konsekuent, me qëllim që, amnistitë apo abolicionet të mos keqpërdoren në atë masë që do të cenojë integritetin e gjyqësorit apo të vlefshmërisë së parimit të barazisë së ligjeve për të gjithë dhe sundimin e të drejtës;
  • Ndryshim i rrjetit të gjyqësorit dhe rishqyrtim të nevojës për ekzistim të Gjykatës së Lartë Administrative;
  • Debat i hapur publik për ndikimin e politikave ndëretnike (kadrovike) mbi gjyqësorin, që ndikojnë dëmshëm mbi shtetin juridik.

Hulumtimi është i dyti prej pesë hulumtimeve që janë planifikuar në suazat e projektit rajonal “Ballkani perëndimor dhe procesi i aderimit në BE: Aplikim i kritereve politike”, që e udhëheq Qendra për tranzicion demokratik prej Podgorice, Mali i Zi.

Hulumtimet e ardhshme do të jenë në lidhje me reformat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me reformën në sektorin mediatik dhe reformën në administratën publike.

Hulumtimin e plotë mund ta gjeni në këtë link.

Projekti mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe nga fondi Ballkanik për demokraci, projekt i Fondit Marshal Gjerman të SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button