SHBA kërkon nga Kosova pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë

Amerika nuk do ta tolerojë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Shtetit, ua kanë bërë me dije autoriteteve kosovare se tarifa duhet të hiqet sa më parë.

Klan Kosova ka siguruar mesazhin prej tetë pikash, ku thuhet se taks është vendosur pa asnjë konsultim me SHBA-të, derisa shprehet zhgënjimi i thellë që edhe pas letrës së presidentit Donald Trump drejtuar homologut kosovar Hashim Thaçi, nuk pati reflektim pozitiv nga ana e qeverisë së Kosovës.

Në këtë situatë amerikanët me ultimatum po kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të tarifës, me mundësinë që të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button