fbpx

Talat Xhaferi: Ligji i Gjuhëve është shpallur në Gazetën Zyrtare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ka njoftuar se Liji për Përdorimin e Gjuhëve është shpallur në Gazetën Zyrtare, njofton Portalb.mk.

Sipas procedurës, me të shpallur në Gazetën Zyrtare ka hyrë në fuqi.

Përndryshe, ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. “Formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, kryetari Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë.

Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button