Han: Koha është për reforma, jo për zgjedhje të parakohshme

Kontesti për emrin nuk është kushti i vetëm për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe fokusi duhet që të jetë tani ndaj reformave, dhe jo për zgjedhjet e parakohshme, thotë eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, njofton Portalb.mk.

Vendimi për zgjedhje parlamentare, ashtu siç thekson Han, është sovrane, por “këshilla e tij e varfër”, ashtu siç thotë ai është që “të përmbahen nga idetë tjera”.

Ai nuk pajtohet me qëndrimin e disa personave se është kohë e mirë për zgjedhje parlamentare, pasi që sipas tij, ashtu siç thekson “nuk ka kohë deri në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian.

“Vendi duhet që ta shfrytëzojë këtë moment pozitiv që është krijuar nga Marrëveshja e Prespës pasi që qëllimi ynë është që të fitohet vendim në verë dhe me të vërtetë të hapen kapitujt e parë deri në fund të vitit. Dhe kjo mundësi mund të arrihet vetëm nëse bëhen zhvillime”, thotë Han.

Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja kërkoi që Kuvendi menjëherë të shpërndahet dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me zgjedhjet presidenciale menjëherë pasi që Kuvendi i miratoi ndryshimet kushtetuese. LSDM-ja tha se do ta shqyrtojë këtë ofertë, ndërkaq BDI-ja është deklaruar kundër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button