Greqi, janë kapur dy vëllezërit shqiptarë të arratisur nga burgu

Ka përfunduar arratia e Elvis dhe Leonard Pepës, dy shqiptarëve që mundën të ikin nga burgu famëkeq i Koridhalos në fillim të këtij viti, transmeton Top Channel. 

Sipas burimeve policore, dy të arratisurit fshiheshin në periferi të kryeqytetit helen, pikërisht në afërsi të zonën Mati, fshatit që u dogj pothuaj tërësisht prej zjarreve në muajin korrik të 2018-s.

Policia tha se kishte informacion për vendndodhjen e të arratisurve, ndaj dhe për kapjen e tyre, u mobilizuan forcat speciale të saj.

Dy vëllezërit Pepa nuk bënë rezistence në momentin e arrestimit, edhe pse në vendin që ata fshiheshin, u gjet një pistoletë.

Ata u arrestuan në banesën e disa të afërmve të tyre, në rrugën Thetodhos në zonë Mati.

Të afërmit e tyre, do të akuzohen për ndihmë personit në kërkim. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së martës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button