Nuk punojnë më në serialin “ Friends“, por marrin çdo vit prej tij një shumë marramendëse

Seriali “ Friends“ është mbyllur prej 15 vjetësh, por mbetet një prej produksioneve më popullore të të gjitha kohërave dhe sërish mjaft i kërkuar. Ai vazhdon të sjellë fitime gjigande, e prej kësaj nuk fiton vetëm Warner Bros, por edhe aktoret që luajnë në rolet kryesore, shkruan Bordo.al. 

Në një moment të caktuar, ata kanë fituar secili një milionë dollarë për episod!!! Shumë e jashtëzakonshme, apo jo?

Epo, ata fitojnë akoma edhe pse seriali ka përfunduar. Në bazë të kontratës, 6 protagonistët marrin në vazhdimësi 2% të fitimeve, dhe nisur nga fakti që ai gjeneron në mënyrë të përvitshme 1 miliardë dollar në vit, cdo aktor pasurohet përvit me 20 milionë dollarë!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button