Belgjikë, jelekët e verdhë kanë penguar hyrjen në një ndërtesë publike

Jelekët e verdhë në qytetin Namur në rajonin Wallonia në Belgjikë pengojnë hyrjen në një ndërtese publike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporteve në mediat lokale mësohet se jelekët e verdhë kanë formuar barrikada para ndërtesës të shërbimeve publike të Wallonia-s dhe kanë penguar hyrjen e punonjësve.

Marc-Henri Jamain, një prej protestuesve ka theksuar se si rezultat i negociatave me drejtuesit e institucionit kanë lejuar hyrjen e rreth 10 punonjësve në ndërtesë, ndërsa për punonjësit e tjerë pengesat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Jelekët e verdhë nisën protestat në Belgjikë duke u ndikuar nga protestat në Francë dhe afërsisht që prej 8 javësh ata protestojnë rritjen e çmimeve të naftës.

Në përleshjet e ndodhura mes protestuesve dhe policisë në protestat e zhvilluara javët e kaluara, policia belge ndërhyri ashpër ndaj jelekëve të verdhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button