Me reformën e paralajmëruar, Spasovski një pjesë të autorizimeve i kalon te Nikollovskit

Me reformën e paralajmëruar të sistemit të sigurisë-inteligjencës në Maqedoni, një pjesë e madhe e kompetencave të ministrit për Punë të Brendshëm, Oliver Spasovski do të kalojnë në duart e drejtorit të Agjencisë për Inteligjencë të Brendshme, me krijimin e së cilës do të shfuqizohet ekzistenca e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, me drejtor Goran Nikollovski, njofton Portalb.mk.

Në Regjistrin Unik Nacional të Rregulloreve të Republikës së Maqedonisë janë botuar më shumë projektligje që kanë të bëjnë me këtë reformën, duke përfshirë projektligjin e Agjencisë për Inteligjencë të Brendshme, projektligji për ndryshim të ligjit për përcjellje të komunikimeve, projektligji për ndryshim të ligjit për punë të brendshme dhe projektligji për ndryshim të ligjit për të huajt.

Sipas Rregullores së propozuar, agjencia e re për inteligjencë të brendshme duhet të fillojë të funksionojë në qershor 2019, ndërsa ajo themelohet “për mbrojtje të sigurisë shtetit, pavarësisë, sovranitetit, rendit kushtetues të shtetit, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, si dhe çështje të tjera të interesit për sigurinë kombëtare të shtetit”.

Ajo do të krijohet si organ i pavarur i administratës shtetërore me status të personit juridik. Parashihet që drejtorin e Agjencisë ta emërojë dhe shkarkojë Qeveria me propozim të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë .

Mandati i Drejtorit është pesë vjet me të drejtë të rizgjedhjet edhe një mandat tjetër. Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta emërojë drejtorin në periudhën prej 20 maj deri më 1 qershor 2019.

Me ndryshimet në ligjin për përcjellje të komunikimeve, kompetencat  që dalin për ministrin e punëve të brendshëm, ndërsa kanë të bëjnë me kërkesën për lëshim të urdhrit për zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave dhe sigurisë dhe mbrojtjen e shtetit transmetohen te drejtori i Agjencisë për Inteligjencë të Brendshme.

Sipas projektligjit për ndryshim të ligjit për të huajt, Ministria e punëve të jashtme, pas parashtrimit të kërkesës për lëshim të vizës, do të sigurojë pëlqim paraprak nga Agjencia për Inteligjencë të Brendshme, në rastet kur ekziston dyshimi se i huaji paraqet rrezik për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë.

LEXO: DSK-ja duhet të ndahet nga MPB-ja deri në qershor të 2019-s, thotë koordinatori Pendarovski
LEXO: Debati për modelin e DSK-së: Të mundësohet ngritje profesionale e agjentëve të sigurisë
LEXO: Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button