fbpx

Kodi i ri Penal i Kosovës, avancim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit (FOTO)

Pas një pune të gjatë në plotësimin e tij, Kodi i ri Penal i Kosovës pritet të nisë së zbatuari brenda dy muajve të ardhshëm, ka konfirmuar ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri. Sipas tij, me ndryshimet që janë bërë në legjislacion, askush nuk do të mund të shmangë drejtësinë për veprimet e paligjshme që kryen.

Ministri Tahiri, tha se me Kodin e ri Penal, do të ketë dënime të ashpra për keqpërdoruesit e parasë publike.

Ai tha po ashtu se me fillimin e zbatimit të këtij kodi, do të ketë një qasje të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“E them me përgjegjësi se nga ndryshimet e bëra, askush nuk mundi t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë. Askush nuk mund të llogarisë se pasuria e fituar me vepër penale mund të shfrytëzohet nga ana e tij. Pra, është një avancim jashtëzakonisht i madh”, tha Tahiri.

Ai tha se Kodi i ri Penal dhe Kodi i Procedurës Paraprake, janë hartuar në përputhje më legjislacionin e Bashkimit Evropian, dhe se siç tha ai, fillimin i punë së gjyqtarëve me kodin e ndryshuar, do të nisë pasi gjyqtarët do të njoftohen me të.

“Prej momentit kur është publikuar në Gazetën Zyrtare, nevojitet që t’i njoftojmë institucionet që zbatojnë ligjin për ndryshimet e bëra në Kodin e ri Penal dhe absolutisht jemi në kohën e duhur. Normalishtm do të ishte më mirë sikur në Kuvendin e Kosovës do të kishim mundur ta miratonim më herët”, tha Tahiri.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha për Radion Evropa e Lirë, se në këtë drejtim, është e rëndësishme që po bëhen ndryshimet e duhura në ligjet të cilat janë të domosdoshme për sistemin e drejtësisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button