Irani: Vizita në rajon e sekretarit amerikan Pompeo nuk është me qëllim të mirë

 Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi, ka theksuar se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në rajon nuk është me qëllim të mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përpjekjet e sekretarit amerikan Pompeo nuk janë me qëllim të mirë. Ata duan tension dhe kaos në rajon. Ata mbështesin regjimin e pushtuesit të Kudsit (Izraelin) dhe minojnë vendet islamike. Me këtë udhëtim, Pompeo përpiqet të përhapë armiqësinë që kanë ndaj Iranit”, ka theksuar Kasimi gjatë një konference për media në Ministrinë e Jashtme në Teheran.

I pyeturnë për mekanizmin e veçantë të pagesave të zhvilluar nga Bashkimi Europian (BE) kundër sanskioneve të SHBA-ve ndaj Iranit, Kasimi ka përsëritur se vendet e BE-së nuk mund ti rezistojnë presioneve të SHBA-ve.

“BE nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të vendosur në zbatim sistemin SPV (Special Purpose Vehicle). Nga SHBA ka një presion të madh. SHBA bën të paumndurën për mos vënien në zbatim të SPV-së”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me vendimin e BE-së për sanksione kundrejt Iranit, Kasami duke bërë të ditur se vendi i tij ruan të drejtën e reciprocitetit, është shprehur se, “Kjo iniciativë e vendeve evropiane është e gabuar. Irani ruan të drejtën e reciprocitetit. Ne kurrë nuk do ta lëmë këtë përpjekje pa përgjigje”.

Javën e kaluar, BE mori vendimin që të vendosë sanksione ndaj shërbimit të inteligjencës iraniane me arsyetimin se ka planifikuar vrasje në territorin evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button