Armata e Maqedonisë do të furnizohet me vaksina, diazepam dhe antibiotikë

Ministria e Mbrojtjes për herë të tretë ka arritur të gjejë kompani farmaceutike që ushtrisë së vendit do t’i sigurojë vaksina dhe barna, pasi në dy shpalljet paraprake nuk është sjellë asnjë ofertë ose asnjë ofertë e pranueshme, transmeton Portalb.mk.

Shpallja e parë është anuluar më 17 dhjetor, ndërsa e dyta me 4 janar.

Furnizimi tani është ndarë në dy pjesë, ndërsa barnat dhe vaksinat  do t’i dorëzojnë dy kompani nga Shkupi dhe Manastiri, të cilat do të marrin rreth 300.000 denarë, gjegjësisht 241.000 denarë.

Ushtria, mes tjerash, ka blerë antibiotikë, tableta të vitaminave, maste, injeksione, krem antipiretikët dhe analgjetikët  dhe tabletat diazepam me 2 dhe 5 miligramë.

Kompanitë duhet që gjysmën e barnave ta porositin në afat prej 45 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button