Krim i trefishtë në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrin dhe vjehrrën më pas veten (FOTO)

Një krim i rëndë në familje tronditi kryeqytetin orët e para të mëngjesit të së hënës, 14 janar.

Në zonën e Unazës së Re dhëndri, 52 vjeçar vrau vjehrrin, vjehrrën me pistoletë dhe më pas qëlloi veten, transmeton Ora News.

Sipas policisë viktimat janë identifikuar si Bujar Mata, 63 vjeç Xhevaire Mata, 52 vjeçe dhe dhëndri Majlind Lila 42 vjeç.  dhe si shkak dyshohet se ka qenë divorci i autorit me bashkëshorten.

42-vjeçari kishte dy ditë që kishte ardhur nga Suedia dhe kishte një fëmijë. Ngjarja u shënua në banesën e viktimave në rrugën “Kristaq Mone” në zonën e Astirit.

Fajesimi- Ish-dhëndrri ka shkuar në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes për të sqaruar një konflikt familjar. Dyshohet se shkak i mosmarrëveshjeve ka qenë fakti se 52-vjeçari ishte ndarë me vajzën e viktimave Nevila Mata, 36 vjeçe, me të cilën vitet e fundit kishte bashkëjetuar në Suedi.

Autori i vrasjes dyshohet se ka fajësuar vjehrrin dhe vjehrrën për ndarjen nga nusja me të cilën kishte pasur konflikte e mosmarrëveshje të vazhdueshme për të cilat fajësonte prindërit e nuses. Në një nga këto raste, nevila mata e kishte denoncuar partnerin në polici për ushtrim dhune.

Nga informacionet e para mësohet se autori jetonte në Suedi me familjen e tij. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve vazhdueshme të dhëndrit dhe prindërve të ish-bashkëshortes.

Debati- Majlind Lila mësohet se është kthyer ditët e fundit në Shqipëri dhe të hënën në mëngjes, është pëfshirë në debate të ashpra me ish-vjehrrin të cilin e ka qëlluar me pistoletë. Bujar Mata u gjet pa jetë në dhomën e shtëpisë ku ndodhi debati, ndërsa e shoqa, Valentina, është vrarë me një plumb nga 52-vjeçari në korridorin e banesës. Pas krimit autori ka qëlluar edhe veten me një mjet prerës dhe më pas është hedhur nga ballkoni mbi gardhin e avllisë. Pak minuta pas vrasjes, Policia e transportoi Majlind Lilën në gjendje të rëndë në spital por 52-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri  shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”, informoi policia e Tiranes paraditen e sotme.

Dy dite me pare erdhi nga Suedia- Majlind Lila kishte dy ditë që kishte ardhur nga Suedia dhe sipas informacioneve të siguara nga gazetarja e Ora News, Keti Banushi, dhëndri ka qëlluar me pistoletë në drejtim të të moshuarve, ndërsa më pas është hedhur nga kati i dytë dhe ka prerë veten me mjete prerëse. Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja.

Dhëndri ishte me arsim të lartë dhe nga Burreli ndërsa të moshuarit ishin nga Korça.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button