Gazeta Zyrtare e Maqedonisë: Versioni përfundimtar i ndryshimeve kushtetuese

Në numrin e gjashtë të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë janë shpallur amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i miratoi në seancën të mbajtur më 11 janar të vitit 2019-të, me të cilat ndërrohet edhe emri “Maqedonia” në “Maqedonia e Veriut”, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë ua sjellim tekstin e plotë të amendamenteve të publikuara:

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Vendim për shpallje të amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë:

Shpallen amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i miratoi në seancën të mbajtur më 11 janar të vitit 2019-të.

Amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, janë pjesë përbërëse e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe hynë në fuqi me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të rezolutës 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për shfuqizim të marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve dhe ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO nga pala e parë e marrëveshjes përfundimtare.

Amendamenti XXXIII:
1. Në Kushtetutë fjalët: “Republika e Maqedonisë”, zëvendësohen me fjalët: “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjalët “Maqedonia” zëvendësohen me fjalët “Maqedonia e Veriut”, përveç në Nenin 36 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

Amendamenti XXXIV:
1. Në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fshihen fjalët: “Si dhe qytetarët që jetojnë në kufijtë e saj të cilët janë”, “vendimet e KAÇKM-së”, zëvendësohen me fjalët: “vendimet juridike në të cilat njoftohen shpallja e Mbledhjes së Parë të deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇKM-së”, pas fjalës “viti” shtohen fjalët: “në të cilat u shpreh vullneti për formimin e shtetit të pavarur dhe sovran dhe Marrëveshja e Ohrit”, kurse fshihet fjalët: “vendosën të”.
2. Me këtë amendament bëhen ndryshime në Preambulë – Amendamenti IV i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Amendamenti XXXV:
1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje.
2. Me këtë amendament plotësohet Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Amendamenti XXXVI:
1. Republika i mbron, garanton dhe kujdeset për veçoritë, historinë dhe trashëgiminë kulturore.
republika i mbron të drejtat dhe interesat të shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgatë.
Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgatë.
Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe për një pjesë të popullit shqiptarë, popullit turk, popullit vllah, popullit serb, popullit romë, popullit boshnjakë dhe të tjerë, dhe në punët e tyre të brendshme.
2. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 dhe amendamenti II i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Në numrin e njëjtë, është shpallur edhe ligji kushtetues për zbatim të amendamenteve nga amendamenti XXXIII deri te amendamenti XXXVI, të cilat u mituan në Kuvendin e Maqedonisë më 11 janar të vitit 2019-të.

LEXO: Ndryshimet kushtetuese janë publikuar në Gazetën Zyrtare, por jo edhe ligji i gjuhëve (FOTO)

Përndryshe, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan ndryshimet kushtetuese me të cilin parashihet edhe ndryshimi i emrit të shtetit, nga Maqedonia në “Maqedonia e Veriut”. Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Megjithëse u tha se pas ndryshimeve kushtetuese, në Gazetën Zyrtare do të publikohen edhe Marrëveshja e ratifikuar me Greqinë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve, të njëjtat nuk janë publikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button