Filloi si shaka, fotografia e një veze u më e pëlqyera në Instagram, theu rekordin e Kylie Jenner (Foto)

Fotografia e një veze është bërë më e pëlqyera e të gjitha kohërave në Instagram, duke marrë më shumë se 18.2 milionë pëlqime gjatë të dielës mbrëma.

Para se të shfaqej veza, fotografia më e pëlqyer ishte ajo e Kylie Jenner e postuar në shkurt të vitit të kaluar, duke mbajtur kështu rekordin e fotografisë më të pëlqyer në Instagram me 18.1 milionë pëlqime, transmeton Telegrafi.

Llogaria Egg Gang që mban rekordin aktual ishte publikuar më 4 janar, dhe i janë dashur vetëm 9 ditë që të rrëmbej titullin e fotografisë më të pëlqyer në Instagram.

“Ta thyejmë së bashku rekordin botërore dhe ta fitojmë epitetin e postimit më të pëlqyer në Instagram. Ta rrëzojmë nga froni Kylie Jenner (18 milionë)”, thuhet në llogarinë Egg Gang.

 

View this post on Instagram

 

stormi webster ??

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Deri në orët e para të dielës, veza kishte rreth 9 milionë pëlqime, por i janë dashur vetëm 10 orë tjera që ta dyfishojë, duke e thyer kështu rekordin e Jenner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button