“The Guardian”: Shqiptarët, “mbretërit” e kokainës

“The Guardian” e Londrës, një nga gazetat më të lexuara në Britani dhe në botë, në një shkrim të gjatë analitik për shtrirjen e mafies shqiptare të drogës shkuan se, “nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të drogës në Britani”, transmeton TCH.

Trafikantët shqiptarë të drogës, gazeta i cilëson “të sofistikuar, të zgjuar dhe që mbarojnë gjithmonë punë”. Mënyra sesi shqiptarët e pushtuan tregun britanik të kokainës është një leksion në botën kriminale.

“Ata vlerësojnë krijimin e miqësive me mafiet më të rrezikshme në bote dhe padyshim kërcënimi absolut i dhunës”. Shqiptarët e përmbysën modelin e biznesit të kokainës. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane.

“The Guardian” e Londrës shkruan se, sipas të dhënave të siguruara nga ekspertët britanikë, shqiptarët bënin porosi për marrjen e kokainës drejtpërdrejt nga kartelet e drogës, për një çmim nga 4.000 deri në 5.000 stërlina, në një kohë që rivalët e tyre mendonin se kishin ofertën më të mirë.

Kur shitësit holandezë të drogës e mbanin çmimin në 22.500 stërlina për kilogram, shqiptarët e ulën çmimin dhe rritën pastërtinë e kokainës të hedhur në treg.

Ndërkohë, sasi gjithnjë e më të mëdha droge u sollën në Britani. Efekti shqiptar i drogës ka ndryshuar në mënyrë thelbësore përdorimin, prodhimin dhe fuksionimin e ekonomisë së kokainës. Droga është më e lira në Britani që nga vitit 1990, e më e pastra që prej një dekade.

“The Guardian” citon akademikë që merren me rrjetet kriminale. Sipas tyre, kontrollimi i porteve europiane konsiderohet si element kyç i punës së asaj që cilësohet si mafie shqiptare, e në mënyrë të veçantë bashkëpunimi i saj me “Ndranghetën” italiane, e cila kontrollon tregtinë e kokainës në Europë.

Ka të dhëna në rritje se shqiptarët, jo vetëm bashkëpunojnë me Ndranghetën, por mes tyre kanë krijuar një nga aleancat më të ngushta. “Mafia italiane i cilëson shqiptarët si të barabartë”, shkruan “The Guardian”.

Një pjesë e porteve kryesore në Belgjikë dhe Holandë, ku punojnë 240 mijë vetë sipas të dhënave policore, janë në funksion të Ndranghetës italiane dhe mafies shqiptare, – shkruan “The Guardian” e Londrës, – për rrjetet kriminale shqiptare të kokainës në Britani, duke i cilësuar ata si “Mbretërit e kokainës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button