Gjatë këtij viti do të hapen 8 avio-linja të reja nga Shkupi dhe Ohri

Gjatë këtij viti, nëpërmjet aviokompanisë “Vizer” do të hapen tetë linja të reja, katër nga Aeroporti i Shkupit dhe katër nga Aeroporti i Ohrit, njofton Portalb.mk.

Nga Aeroporti i Shkupit do të hapen dy linja të reja për në Gjermani, edhe atë drejt Baden dhe Bremen, ndërkaq do të ketë linja edhe drejt Larnakos së Qipros dhe Turku të Finalndës. Prej Ohrit do të hapen linjat drejt Malmos së Suedisë, Milanos së Italisë dhe drejt Memingen dhe Dortmund të Gjermanisë.

Nga marsi do të hapen linjat për në Gjermani dhe aviolinjat nga Ohri në Milano dhe Malmo. Nga korriku, pritet që të hapen edhe linjat prej Ohrit në Gjermani dhe dy destinacionet e reja nga Shkupi në Larnaka dhe Turku.

Përveç këtyre, aviokompania ka paralajmëruar fluturime më të shpeshta drejt Goteborgut, Hamburgut, Këllnit dhe Maltës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button