Kryeministri Zaev për pushim dimëror në Gjermani

Shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë njoftoi se kryeministri Zoran Zaev i ka shfrytëzuar disa ditë të pushimit dimëror dhe ka udhëtuar në Gjermani, ndërkaq harxhimet e udhëtimit do t’i bëjë nga llogaria private, njofton Portalb.mk.

“Kryeministri Zoran Zaev është në vizitë private në Gjermani dhe do t’i shfrytëzojë ditët e lira. Të gjitha harxhimet për biletat e aeroportit, akomodimit në hotel dhe gjithçka lidhur me harxhimet gjatë udhëtimit do të jenë të mbuluara nga llogaria e Zaevit. Bashkë me kryeministrin, sipas dispozitave ligjore, në detyrë zyrtare do të jenë të pranishëm edhe sigurimi i kryeministrit”, thonë nga Qeveria.

Tani për tani nuk është e njohur se në cilën qendër turistike do të udhëtojë, por sipas të gjitha gjasave do të udhëtojë në ndonjë qendër skijimi. Në të kaluarën, Zaev ishte vizitues i shpeshtë i terreneve për skijim në Mavrovë dhe Bullgari, ndërkaq vjet me familjen e tij ishte në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button