Lajm të cilit nuk i dihet as vendi, as koha, as burimi

Burimi: KriThink

Bëhet fjalë për shembull të lajmit, titulli i të cilit përdoret për t’ia “shitur” lajmin lexuesit në mënyrë që premton shumë, ndërsa përmbajtja, e cila përbëhet prej gjithsej dy fjalive, e cila nuk ka burime dhe e cila ka gjatësi pothuajse të njëjta sikurse titulli, zhgënjen plotësisht dhe nuk e ofron atë që premtohet në titull. Thjesht, ai është tepër i varfër për t’i përmbushur standardet profesionale të gazetarisë, dhe me këtë vihet në pikëpyetje edhe vërtetësia e lajmit sepse ai nuk përmban të gjitha elementet e nevojshme që do ta forconin besueshmërinë e tij.

.
.

Linku deri te artikulli origjinal: Qytetarët të revoltuar: “Makedonija Pat” në gjumë dimëror, vetëm një korsi e pastër në autostradë!]

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2018

Data e recensionit: 20.12.2018

Recenzues: Drilon Saliu

Informacioni i publikuar, i përbërë nga një fotografi e marrë nga një profil privat në Facebook, ku mund të shihet një korsi e pa pastruar e një rruge, përmban informacione dhe pretendime të paverifikuara. Në përmbajtjen prej gjithsej dy fjalive, thuhet:

Qytetarët reagojnë se edhe këtë vit “Makedonija pat” nuk e bën punën e vet. Komunikacioni zhvillohet me vështirësi dhe në autostradë vetëm një korsi është pastruar nga bora.

Së pari, autori i këtij lajmi nuk ka dhënë informacione bazë se për cilën autostradë bëhet fjalë, kur është publikuar kjo fotografi dhe nëse është botuar një ose dy ditë më parë, cili është gjendja aktuale e rrugës, dhe nuk është cituar asnjë mendim i qytetarit që e ka publikuar fotografinë.

Pastaj në tekst, megjithëse përmendet “Makedonija pat”-i, përsëri nuk ka asnjë informacion se a është kërkuar qëndrimi i ndërmarrjes publike, e lëre më të prezantohet qëndrimi i tillë. Rregull në gazetari është se kur dikush kritikohet, atij personi apo atij institucioni, organizate, kompanie, t’i jepet mundësia ta paraqesë edhe anën e tij/saj të tregimit. Në pjesën e parë të titullit flitet për qytetarët e revoltuar (në shumës), ndërsa në tekst është paraqitur mendimi i vetëm një qytetari, i marrë nga rrjetet sociale, pa e kontaktuar atë që ta shpjegojë qëndrimin e tij për korsinë e papastër nga autostrada “anonime” .

Ka mundësi që njëra korsi e autostradës me të vërtetë të mos jetë pastruar, siç shihet në fotografi. Megjithatë, mënyra se si është përpunuar lajmi është joadekuate dhe jo e plotë, e me këtë edhe joprofesionale. Një lajm duhet të tregojë vendin e saktë ku ndodh ngjarja, kohën e saktë (kur është bërë fotografia) dhe të ketë burime. Ky lajm tepër i shkurtër me dy fjali nuk ka përmbajtje të mjaftueshme për të qenë në gjendje t’i përfshijë të gjitha informacionet e nevojshme që e përbëjnë lajmin, që lexuesi të marrë informacion adekuat dhe të plotë në lidhje me atë që raportohet.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button