May paralajmëron parlamentin rreth bllokimit të planit të saj për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se ligjvënësit britanikë do të dëmtojnë besimin e publikut në demokraci nëse kundërshtojnë marrëveshjen për Brexit me Bashkimin Evropian, në votimin që pritet të mbahet më 15 janar.

Në një koment të publikuar më 13 janar në Sunday Express, May ka thënë: “Mesazhi im për parlamentin këtë javë është i thjeshtë, është koha të harrojmë lojërat dhe të bëjmë atë që është e drejtë për shtetin”, transmeton REL.

May ka thënë se disa anëtarë të parlamentit britanik janë duke luajtur lojëra politike lidhur me debatin për Brexit.

Sipas saj, ligjëvënësit duhet të respektojnë rezultatet e referendumit të vitit 2016, në të cilin 52 për qind e votuesve kanë mbështetur largimin e Britanisë nga BE-ja.

May pati shtyrë votimin për këtë marrëveshje, të planifikuar në muajin dhjetor, pasi i ishte bërë e ditur se nuk ka përkrahje.

Aktualisht, ajo është duke i bërë thirrje parlamentit britanik për të mbështetur planin e saj për Brexit, në mënyrë që Britania të mos largohet pa pakt nga BE-ja më 29 mars, meqë një gjë e tillë mund të kërcënojë tregtinë, vendet e punës dhe rritjen ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button