Institucionet arsimore nisin grevën në Kosovë

Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë të hënën kanë nisur grevën e përgjithshme derisa si kërkesë kyçe është përmendur rritja e pagave në të gjitha nivelet arsimore, njofton REL.

Këshilli Qendror Grevist në sektorin e arsimit ‘kërkon që të ngriten koeficientet e parapara në projektligjin e pagave për punonjësit arsimorë dhe të kulturës, të barabartë me sektorët tjerë që janë nënpunës të shërbyesve publikë ose ngritje koeficienti për punonjësit e arsimit së paku 30 për qind’.

Po ashtu kërkohet të zbatohet në tërësi kontrata kolektive për arsimin e Kosovës, e nënshkruar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës.

Projektligji për pagat aktualisht është duke u shqyrtuar në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në Kuvendin e Kosovës dhe me procedurë të shpejtë pritet të kalojë për miratim në njërën nga seancat e para të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button