Gjermania do të ndalojë Facebookun të mbledhë të dhënat e përdoruesve

Agjencia Gjermane e Konkurrencës ka në plan të vendosë ndalimin e grumbullimit të të dhënave nga Facebooku, njofton Koha.net.

Kjo agjenci, e cila ka hetuar punën e Facebookut që nga viti 2015, ka zbuluar tashmë se ky rrjet social kryesor ka abuzuar dominimin e tij në treg për të mbledhur të dhëna për njerëzit pa dijeninë apo pëlqimin e tyre, raporton Reuters.

“Bild am zontag” shkruan se agjencia gjermane do të takohet me drejtues të Facebookut për të diskutuar lidhur me hapat që duhet të marrë në javët e ardhshme.

Facebooku ka hedhur poshtë pretendimet e agjencisë gjermane dhe njoftoi se do të vazhdojë të mbrojnë qëndrimet e veta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button